
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Parlamenti italian ka miratuar sot planin e qeverisë për të shpenzuar 20 miliardë euro për të shpëtuar sistemin banker, duke përfshirë Monte dei Paschi dhe disa banka të tjera të rajonit.
Dhoma e ulët e parlamentit italian ka miratuar kërkesën e qeverisë për të marrë hua fondet e nevojshme, transmeton arbresh.info.
Senati ka votuar me 221 vota për dhe me 60 kundër.
Ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan, tha se veprimi qeveritar ishte pjesë e një plani ‘të përgjithshëm që merr parasysh kërkesat e vendit, nevojat dhe mbrojtjen e kursimtarëve dhe sistemin’, raporton Il Sole 24 Ore.
Banka më e vjetër në Itali është duke u përpjekur për të shpëtuar nga falimentimi./Arbresh.info
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...