Parlamenti Evropian ka votuar për t’i dhënë fund udhëtimit pa viza brenda BE-së për amerikanët.
Kjo ka ndodhur pasi që SHBA ka dështuar të pajtohet në udhëtimin pa viza për shtetasit e pesë vendeve të BE-së, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Polonisë dhe Rumanisë, si pjesë e marrëveshjes së reciprocitetit, transmeton portali arbresh.info
Shtetasit amerikanë normalisht kanë mundur të udhëtojnë në të gjitha vendet e bllokut pa viza.
Vota bën thirrje për revokimin e skemës brenda dy muajve, që do të thotë amerikanët do të duhet të aplikojnë për dokumente shtesë për 12 muaj pasi Komisioni Evropian të zbatojë një “akt të deleguar” për të sjellë ndryshimin në fuqi.
Komisioni zbuloi tre vjet më parë se SHBA nuk po përmbush detyrimet e saj sipas marrëveshjes së reciprocitetit, por ende nuk ka ndërmarr ndonjë veprim ligjor.
Votimi i fundit, i përgatitur nga komiteti i lirive civile dhe i miratuar nga një seancë plenare e parlamentit, i jep Komisionit dy muaj për të vepruar para se deputetët të mund të marrin në konsideratë veprimet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...