Ligjvënësit britanikë kanë nënshkruar legjislacionin që do të lejojë Britaninë edhe formalisht të dalë nga Bashkimi Evropian.
Dhoma e Lordëve ka miratuar legjislacionin pa amendamentet që ishin shtuar më parë në ligj, transmeton portali arbresh.info. Dhoma e Ulët, Dhoma e Komunëve ka fshirë ndryshimet e bëra nga ligjvënësit në Dhomën e Lordëve.
Një zëdhënës i kryeministres Theresa May, ka thënë që kryeministrja do të preferonte që projektligji të miratohej i pandryshuar.
Janë bërë 262 ditë që kur Britania tronditi botën duke votuar për të dalë nga BE-ja. Me 23 qershor të vitit 2016, rreth 52 për qind e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar hodhën votat pro largimit të ishullit nga BE-ja./Arbresh.info
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...