Parisienët shprehën zhgënjim të martën (21 mars), pas dështimit të mocioneve të mosbesimit kundër qeverisë së presidentit francez Emmanuel Macron.
Policia e Parisit thotë se mbi 200 persona u arrestuan gjatë natës në kryeqytet, kryesisht që u vunë zjarrin plehrave në rrugë.
Presidenti francez Emmanuel Macron po kërkon të vazhdojë të punojë për reformat e reja në javët e ardhshme pasi qeveria e tij mezi i mbijetoi një mocioni mosbesimi të hënën (20 mars) mbi një reformë jopopullore të pensioneve.
Më shumë se 200 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin të hënën në mbrëmje, pasi protestat spontane shpërthyen disa orë pasi qeveria e Presidentit Macron i mbijetoi ngushtë votimit të mosbesimit.
“Mendoj se ky ishte një mohim i demokracisë. Qeveria miratoi një ligj për të cilin shumica e francezëve janë kundër. Asambleja Kombëtare ishte kundër tij. Ne nuk i dhamë mandat për të miratuar këto reforma të padrejta” tha Jean Regnanud, banor i Parisit.
Dështimi i votimit do të jetë një lehtësim për presidentin Macron.
Nëse do të kishte sukses, mocioni do të kishte fundosur qeverinë e tij dhe reformën e pensioneve, që do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç.
“Vetë nëntë vota e shpëtuan qeverinë nga mocioni i mosbesimit. Unë shqetësohem për veten dhe për të tjerët. Zgjodha një profesion që e dua, kështu që të punojë edhe dy vite të tjera nuk është problem. Por njerëzit në sektorin e shërbimeve sociale, janë realisht viktimat kryesore”, thotë Suzannne, një punonjëse sociale.
Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve janë kundër reformës.
Zemërimi u ndje ndërsa protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë vendit.
Ligjvënësit e opozitës u zotuan të detyronin një votim tjetër dhe sindikatat po përgatitën për aksion mbarëkombëtar./voa
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...