Qyteti i Parisit i ka ndaluar më shumë se gjysmën e makinave të regjistruara që të qarkullojnë në rrugët e qytetit, për shkak se temperaturat kanë arritur shifra rekorde dhe në të njëjtën kohë, makinat ndikojnë në ndotjen e ajrit.
Ndalimi në makina të vjetra dhe më pak eficiente u vendos të mërkurën dhe do të vlejë për shumicën e rrugëve të Parisit, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
Sipas të dhënave, rreth pesë milionë makina të regjistruara në Paris, që përbëjnë rreth 60% të totalit, u është ndaluar qarkullimi. Administrata komunale ende nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë vendim.
Trafiku ishte më i lirë në Paris, por nuk kishte dallim të madh. Shumë vozitës thanë që ata e kanë injoruar vendimin e komunës, për shkak se dënimi është i vogël, rreth 70 euro, e që më mirë paguajnë një dënim sesa të dalin në këmbë në temperatura shumë të larta.
Autoritetet franceze gjithashtu vendosën edhe limite në përdorimin e ujit deri sa të kalojë vala e temperaturave të larta.
Ndërsa, selektimi është bërë nga lloji i makinës, makinat më të vjetra janë ndaluar, ndërsa u është lejuar qarkullimi makinave elektrike ose ato me hidrogjen. Gjithashtu edhe personat e moshuar kanë të drejtë të përdorin makinë. /GazetaExpress/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...