Drejtori i inteligjencës amerikan, William Burns paralajmëroi se nuk duhet të neglizhohet mundësia e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin.
“Duke pasur parasysh dëshpërimin e mundshëm të presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat ata janë përballur deri më tani, ushtarakisht, asnjë prej nesh nuk duhet ta merr me lehtësi kërcënimet e tyre se mund të përdorin armët taktike bërthamore ose armët bërthamore me rendiment të ulët”, tha Burns në një fjalim në Georgia Tech në Atlanta, raporton businessinsider.
Përveç dështimit për të marrë Kievin, Rusia ka humbur mijëra ushtarë dhe një numër të konsiderueshëm të gjeneralëve. Rusia gjithashtu humbi kohët e fundit luftanijen Moskva – krenaria e flotës ruse në Detin e Zi.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për CNN-në tha se bota duhet të jetë “gati” për mundësinë që Rusia të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë.
Armët bërthamore taktike janë zakonisht shumë më pak të fuqishme se armët bërthamore strategjike dhe kanë aftësi më të ulëta shpërthyese ndërsa janë të dizajnuara për t’u përdorur kundër pozicioneve ushtarake si bunkerët ose objektet portuale.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...