Ushtria e Mianmarit është paralajmëruar se mund ta pret fat i njëjtë me atë të Saddam Hussein apo të Muammar Gaddafi, kjo nga frika se vendi do të mund të futej në “luftën më të madhe qytetare” në historinë e këtij vendi.
Kombet e Bashkuara thonë se nga puçi i 1 shkurt janë vrarë 138 demonstrues, përfshirë të paktën 39 gjatë të dielës së kaluar, që është dita më e përgjakshme që kur ushtria ka marrë pushtetin, shkruan Sky News transmeton portali arbresh.info
Dr. Sasa, i dërguar special i parlamentit të shpërbërë demokratik pranë Kombeve të Bashkuara, ka thënë për Sky News, se nëse gjakderdhja vazhdon pa ndonjë veprim të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, populli i vendit do të detyrohet të mbrohet.
I është bërë apel gjeneralëve që udhëheqin me vendin, që të tërhiqen, të lirojnë të burgosurit dhe t’i kthehet demokracia Mianmarit.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, është parashikuar se do të përfundojnë sikur Muammar Gaddafi, Saddam Hussein apo Osama bin Laden – “të arrestuar apo vrarë”.
Ndryshe, ushtria e Mianmarit pretendoi gjatë muajit të kaluar se është detyruar ta marrë nën kontroll vendin dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, si përgjigje ndaj pretendimit për mashtrim në zgjedhjet e nëntorit. /arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj