Një person hapi zjarr në një kolegj në Oregon, duke vrarë 13 persona dhe plagosur 20 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Umpqua Community College në Roseburg, Oregon, rreth orës 13:30, me orën lokale.
Policia bëri të ditur se “autori nuk përbën më rrezik”, por pa specifikuar nëse ai ishte vrarë apo arrestuar. Dyshohet se ai është një student 20-vjeçar i kolegjit.
Roseburg është një qytet me 22 mijë banorë. Shkolla dhe kampusi ndodhen në një kodër në periferi të qytetit.
Paralajmërimi i vrasësit
Autori i masakrës kishte paralajmëruar për atë që do të bënte. “Mos shkoni në shkollë nesër”, kishte shkruar ai në faqen e internetit 4Chan, pak orë para ngjarjes.
“Disa prej jush janë në rregull. Mos shkoni në shkollë nesër nëse jeni në veriperëndim. Të tjera postime do të ketë nesër”, kishte shkruar ai.
Ai e nis mesazhin me “Shokë robotë” dhe u uron lexuesve “gëzuar ditën e Eliot Rodger”, një referencë ndaj autorit të vrasjes së 6 personave në kampusin e universitetit “Santa Barbara”, vitin e kaluar.
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...