Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se “Rusia ende nuk e ka filluar luftën seriozisht në Ukrainë”.
“Të gjithë duhet ta dinë, se ne ende nuk e kemi filluar asgjë serioze”, tha Putin në takimin e sotëm me krerët e grupeve partiake në Dumën e Shtetit, shkruan Ria, transmeton portal arbresh.info
“Kohët e fundit, në Perëndim janë dëgjuar deklarata se Rusia duhet të mposhtet në fushën e betejës në Donbass – le të provojnë,” tha presidenti rus Vladimir Putin.
“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të themi, le të provojnë. Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë se Perëndimi dëshiron të luftojë me ne deri në ukrainasin e fundit”, tha udhëheqësi rus.
Siç vlerësoi ai, është një tragjedi për popullin ukrainas, “por, me sa duket, gjithçka po shkon drejt kësaj”.
“Të gjithë duhet ta dinë se ne ende nuk filluar asgjë serioze. Për më tepër, ne nuk refuzojmë as negociatat e paqes. Por ata që refuzojnë duhet ta dinë se me kalimin e kohës, do ta kenë më të vështirë të negociojnë me ne”, tha lideri rus.
Ai theksoi se luftën në Ukrainë e nisi Perëndimi kolektiv, i cili është fajtor për atë që po ndodh sot./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...