Teoria e Evoluciont dhe Big Bangut janë të vërteta dhe Zoti nuk është magjistar me një mur magjik, ka deklaruar Papa Françesku.
Duke folur tek Akademia e Shkencave Papnore, kreu i Selisë së Shenjtë bëri komente për të cilat ekspertët thanë se duhet dhënë fund pseudo-teorive të dizajnëve krijuese dhe inteligjente për të cilat disa thonë se u inkurajuan nga paraardhësi i tij, Benedikti XVI, shkruan The Independent.
Papa Françesku shpjegoi se që të dyja teoritë shkencore nuk janë të papajtueshme me ekzistencën e krijuesit.
“Big Bangu, për të cilën ne sot mendojmë se është zanafilla e botës, nuk bie në kontradiktë me intervenimin dhe nuk mohon krijuesin, por në vend të kësaj, e kërkon atë”, transmeton lajmi.net.
“Evolucioni në natyrë nuk është në kundërshtim me nocionin e krijimit, sepse evolucioni kërkon krijimin e qenieve që bëjnë të evoluojnë”, ka shtuar Papa Françesku.
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë