Papa Françesku ka kritikuar besimtarët katolikë për përdorimin e telefonave gjatë meshës.
Ai ka thënë se është i mërzitur kur sheh njerëzit me telefona në duar, madje edhe priftërinjtë dhe peshkopët teksa realizojnë foto.
Papa njihet që nuk përdor telefon mobil në publik dhe madje njëherë kishte kërkuar publikisht nga të rinjtë të bartnin Biblën dhe jo telefonat.
“Në një pikë të caktuar prifti që udhëheqë ceremoninë thotë ‘hapni zemrat tuaja’. Ai nuk thotë ‘ngritni telefonat tuaj dhe bëni fotografi’ – është vërtetë gjë e shëmtuar”, ka thënë Papa gjatë një fjalimi para një audience në Romë.
“Është shumë pikëlluese kur ne jemi në meshë këtu brenda bazilikës dhe unë shoh shumë telefona të ngritur – jo vetëm nga besimtarët, por edhe nga priftërinjtë dhe peshkopët! Ju lutem!”, ka shtuar më tej ai.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi