Nga shtrati i spitalit, Papa Françesku ka përshëndetur besimtarët dhe i ka kërkuar të luten për të, ndërsa vazhdon të kurohet për pneumoni të dyfishtë.
Papa nuk ishte në gjendje të bënte lutjen tradicionale Angelus, por në një mesazh të publikuar nga Vatikani, ai tha se do të vazhdojë “me besim” hospitalizimin në spitalin Gemelli të Romës dhe se po merr trajtimin e nevojshëm.
Mesazhi vjen pas Vatikani deklaroi të shtunën se gjendja e 88-vjeçarit vazhdon të jetë “kritike”.
Në mesazhin e tij, Papa falënderoi mjekët dhe punonjësit shëndetësorë në spital, dhe dashamirësit që dërguan mesazhe.
“Ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe përzemërsie dhe jam prekur veçanërisht nga letrat dhe vizatimet e fëmijëve,” shkroi ai.
“Faleminderit për këtë afërsi dhe për lutjet që kam marrë nga e gjithë bota! Unë ju kërkoj të luteni për mua”.
Papa u shtrua në spital më 14 shkurt, pasi përjetoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.
Gjatë 12 viteve të tij si udhëheqës i kishës katolike romake, argjentinasi është shtruar disa herë në spital, përfshirë në mars 2023 kur kaloi tre netë në spital me bronkit.
Papa përdori gjithashtu mesazhin e tij të dielën për të theksuar përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë, dhe u bëri thirrje njerëzve që të kujtojnë të gjitha viktimat e konfliktit të armatosur dhe të luten “për dhuratën e paqes” në Palestinë, Izrael dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, Mianmar, Kivu dhe Sudan.
“Nesër shënohet përvjetori i tretë i luftës në shkallë të gjerë kundër Ukrainës: një përvjetor i dhimbshëm dhe i turpshëm për të gjithë njerëzimin! Ju ftoj të kujtoni viktimat e të gjitha konflikteve të armatosura dhe të luteni për dhuratën e paqes në Palestinë, në Izrael dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, në Mianmar, në Kivu dhe në Sudan”, përfundon mesazhi.
/rtsh.al/
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...