
Pope Francis leads a mass on New Year's Day at Saint Peter's Basilica at the Vatican January 1, 2017. REUTERS/Remo Casilli
Papa Françesku u ka bërë thirrje autoriteteve nëpër botë që t’i trajtojnë të burgosurit në mënyrë njerëzore.
Ai këto komente i bëri pas trazirave vdekjeprurëse në Brazil, ku mbetën të vdekur 56 persona, transmeton arbresh.info.
Dhuna shpërtheu në mes të bandave rivale të drogës të dielën në një burg në qytetin xhungël e Manaus. 56 të burgosur kanë humbur jetën, ndërsa trupat e disave janë flakur mbi një mur të lartë të burgut.
“Shpreh dhimbjen time dhe shqetësimin për atë që ka ndodhur”, ka ka thënë Papa Françesku në audiencën e tij të përjavshëme në Vatikan.
“Lutem që të vdekurit, për familjet e tyre dhe për të gjithë të burgosurit tjerë. Përsëris thirrjen time se burgjet duhet të jenë vende ri-edukimi dhe ri-integrimi në bashkësi dhe kushtet për të burgosurit duhet të jenë të përshtatshme për qeniet njerëzorë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...