Papa Françesku njeh legjitimitetin e shtatë peshkopëve kinezë

14:37 | 22 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Vatikani tha të shtunën se Papa Françesku kishte njohur legjitimitetin e shtatë peshkopëve kinezë të caktuar nga shteti si pjesë e një marrëveshjeje historike të përkohshme me Pekinin.

Ai tha se Papa shpresonte se marrëveshja “do të lejojë që plagët e së kaluarës të tejkalohen” dhe të çojnë në unitet katolik të plotë në Kinë.-përcjell arbresh.info

Marrëveshja u nënshkrua në Pekin dhe njoftimi u bë kur Papa Françesku ishte duke vizituar Lituaninë në fillim të një udhëtimi katër-ditor në vendet e Baltikut./Arbresh.info