Papa Françesku është duke marrë veten pas një operacioni tre-orësh në zorrën e trashë në spitalin Gemelli të Romës. Ai do të japë bekimin e tij të përjavshëm të së dielës nga spitali.
Vatikani tha se operacioni kishte shkuar mirë dhe se Papa do të qëndrojë në spital për shtatë ditë, nëse gjithçka shkon sipas parashikimit. Është hera e parë që Papa 84-vjeçar shtrohet në spital që kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike.
Ati i Shenjtë pati një temperaturë të lehtë të mërkurën, por analizat rutinë dolën negative. Vatikani tha se ai është në gjendje përgjithësisht të mirë, po ushqehet normalisht, ecën në korridoret e spitalit, madje edhe po lexon dhe punon.
Vatikani tha se Papa Françesku do t’i bëjë lutjet e kësaj të diele nga kati i 10-të i spitalit, ku ka një suitë private.
Papa pritet të rifillojë të gjitha aktivitetet e tij pas korrikut. Duke filluar nga shtatori, Vatikani ka thënë se ai po planifikon udhëtime në Hungari dhe Sllovaki.
Në nëntor, ai ka në plan të vizitojë Greqinë dhe Qipron dhe mund të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar mbi ndryshimin e klimës në Skoci po atë muaj.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...