Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejtë”, duke thënë se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë” dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet që të mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.
“Të jesh homoseksual nuk është krim”, tha Papa Françesku gjatë një interviste të martën për Associated Press.
Ati i Shenjtë pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ.
Por, ai ia atribuoi qëndrimet e tilla prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dhe mbështetur dinjitetin e gjithsecilit.
“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.
Sipas organizatës The Human Dignity Trust, e cili punon për t’i dhënë fund ligjeve që diskriminojnë komunitetin LGBTQ, rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave mund të vendosin dënimin me vdekje./REL/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...