Papa Françesku ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeta II, e cila ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.
“Unë bashkohem me dëshirë të gjithë ata që vajtojnë humbjen e saj duke u lutur për prehjen e përjetshme të Mbretëreshës së ndjerë dhe duke e kujtuar atë për shërbimin e pakursyer për të mirën e kombit dhe të Komonuelthit, shembullin e saj të përkushtimit ndaj detyrës, dëshminë e saj të palëkundur besimit në Jezu Krishtin dhe shpresës së saj të patundur në premtimet e tij”, tha Papa, transmeton portal arbresh.info
Papa gjithashtu është lutur edhe për Mbretin Charles.
“Duke e rekomanduar shpirtin e saj fisnik ndaj mirësisë së mëshirshme të Atit tonë Qiellor, siguroj Madhërinë Tuaj për lutjet e mia që Zoti i Plotfuqishëm do t’ju mbështesë me hirin e tij të pandërprerë ndërsa tani merrni përgjegjësitë tuaja të larta si Mbret. Mbi ju dhe të gjithë ata që e çmojnë kujtimin e nënës suaj të ndjerë, unë kërkoj një bollëk bekimesh hyjnore si një premtim ngushëllimi dhe force në Zotin”./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...