Papa Françesku solli një mesazh të paqes dhe pajtimit, në vizitën në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajeva, në udhëtimin e tij në një vend me një popullsi me shumicë myslimane.
Vizita ditore përfshiu një takim me presidencën e Bosnje-Hercegovinës në pallatin presidencial, dhe një meshë në ambient të hapur në një stadium të cilin dhjetëra mijëra mbështetës morën pjesë.
Bosnja është përballur me tensione në vitet e kaluara mes myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë. Dy dekada më parë, urrejtja etnike dhe fetare shpërthyen në një luftë që zgjati gati katër vjet me rrethimin e Sarajevës në vitet ‘90. Deri në 150.000 njerëz vlerësohet se kanë vdekur në luftë, shumë prej tyre nga spastrimi etnik, një term i shpikur për herë të parë në konfliktin boshnjak./arbresh.info/
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...