Papa Françesku dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dënuar vendimin e SHBA-së për të njohur Jerusalemin për kryeqytetin e Izraelit dhe bënë thirrje për mbajtjen e statusit aktual të qytetit, tha agjencia e lajmeve Anadolu.
Erdogan është presidenti i parë turk që viziton Vatikanin që nga viti 1959. Papa Françesku u takua me presidentin turk në vitin 2014 gjatë një vizite apostolike, transmeton portali arbresh.info
Dhjetorin e kaluar, Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe udhëzuar Departamentin e Shtetit të SHBA për të lëvizur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, duke shkaktuar kritika masive në të gjithë botën.
Që atëherë, Erdogan ka qenë një kundërshtar i zëshëm i vendimit të Trump. Duke folur në një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që u mblodh më vonë atë muaj, ai premtoi të përballet ligjërisht me Uashingtonin dhe kërcënoi se do t’i priste lidhjet me Tel Avivin./Arbresh.info/
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...