Papa Françesku ka denoncuar përhapjen e pornografisë së të rriturve dhe të fëmijëve në internet, ndërsa ka kërkuar mbrojtje më të madhe për fëmijët.
Ati i Shenjtë këto komente i bëri gjatë një takimi me pjesëmarrësit e një konference ndërkombëtare të përkrahur nga Kisha Katolike mbi luftën kundër pornografisë dhe mbi mbrojtjën e fëmijëve në epokën dixhitale, transmeton portali arbresh.info
Ai ka mbështetur propozimet e pjesëmarrësve të cilët kanë kërkuar që të vendosen sanksione më të ashpëra kundër atyre që të abuzojnë dhe shfrytëzojnë fëmijët në internet.
Papa tha se Kisha Katolike e pranon ‘gabimin e rëndë’ të përpjekjes për të fshehur abuzimet seksuale, një referencë për historinë e gjatë të kishës që ka mbuluar priftërinjtë të cilët kanë përdhunuar fëmijë në mbarë botën.
Ai tha se është e nevojshme një qasje ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore për të mbrojtur fëmijët nga rrjeti i errët dhe nga ‘korrupsioni i menjdes së tyre’.
Pjesëmarrësit në konferencë kanë theksuar se vitin e kaluar Interpoli identifikoi pesë fëmijë që kishin rënë pre e abuzimit seksual përmes internetit, ndërsa Fondacioni Internet Watch ka identifikuar më shumë se 57mijë faqe interenti që përmbajnë imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve./arbresh.info/
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...