Papa Françesku del nga spitali. Ati i Shenjtë ka përshëndetur nga dritarja e spitalit Gemeli i Romës turmën e cila ishte mbledhur në oborrin e spitalit.
Pas 5 javësh i shtruar, gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është përmirësuar megjithatë mjekët njoftuan se ai do të ketë nevojë për pushim për të paktën dy muaj pasi të lërë spitalin.
Ati i Shenjtë po shërohet nga Pneumonia e dyfishtë që ka prekur dy mushkëritë e tij ndërsa situata e tij shëndetësore ka qenë kritike here pas here përgjatë këtyre 5 javëve.
Papa Francesku është përballur me kriza të vazhdueshme në frymëmarrje që kanë kërkuar vendosjen e sasive shtesë të oksigjenit si dhe me një insuficencë të veshkave të tij.
Që prej 14 shkurtit kur u shtrua në Spital, Ati i Shenjtë është parë vetëm një here në një foto të publikuar nga Vatikani javën e shkuar.
Më herët Vatikiani kishte thënë se Ati i Shenjtë do të bënte një paraqitje të dielën nga dritarja e Spitalit të tij për të përshëndetur besimtarët, por pasditen e së shtunës, mjekët konfirmuan se Papa Francesku do të lërë spitalin./abcenws.al
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun