Papa bën thirrje për dialog e vetëpërmbajtje pas tensioneve ShBA-Iran

17:06 | 5 Janar 2020
A Z

Papa Françesku bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane.

Duke folur në meshën e së dielës në Vatikan, papa nuk e përmendi saktësisht Iranin, por tha se në shumë pjesë të botës po ndihet një atmosferë tensionesh.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe ta largojnë hijen e armiqësisë”, tha ai.

“Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, shtoi Papa Françesku.

Të premten, gjenerali i ushtrisë iraniane, Qassem Soleimani, u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane përderisa po udhëtonte me një veturë afër aeroportit të Bagdadit.

Irani reagoi ashpër ndaj këtij veprimi të Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar hakmarrje, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale