Disa studentë në Korenë e Veriut janë përjashtuar nga universiteti dhe janë detyruar të punonjë në një minierë qymyri pasi akuzohen të kenë parë shumë filma të huaj.
Sipas raportimeve, katër studentët janë kapur duke folur në telefon me theks më të butë, duke përdorur terma që janë të lidhur me njerëz në Korenë e Jugut.
Kujtojmë se këngë të “paligjshme”, filma dhe shfaqje televizive si “Squid Game” apo “Crash Landing on You” futen fshehurazi në vend nëpër USB.
Besohet se studentët e kanë mësuar të folurën e përmendur më sipër duke parë filma të tillë.
Të folurit si fqinjët e tyre të pavarur në Jug është bërë trend tashmë mes të rinjve në Veri, sipas asaj që raporton Radio Evropa e Lirë.
Por Pyongyang dhe Kim Jong-un i shohin këto forma të foluri si kundërrevolucionare dhe rrjedhimisht konsiderohen krim.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...