Shkaku i saktë i rrëzimit të avionit në Moskë ende nuk është zbuluar dhe ndërkohë, në internet janë shfaqur edhe pamjet e udhëtarëve të evakuuar që po shtynin valixhet dhe po mbanin çanta udhëtimi.
Megjithatë, eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas thotë se kjo sjellje e pasagjerëve ka shkaktuar probleme edhe më të mëdha, sepse ata e kanë bërë të vështirë për të tjerët që të largohen, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
40 pasagjerë dhe 1 anëtarë i ekuipazhit vdiqën në këtë aksident në Moskë, kur aeroplani shpërtheu në flakë gjatë uljes së detyruar. Në evakuimin prej 55 orësh, u shpëtuan 37 pasagjerë.
https://twitter.com/Breaking911/status/1125073198377328642
Një zyrtar i aeroportit të Moskës tha se shpëtimi u bë edhe më i vështirë nga udhëtarët që po vraponin pas bagazheve të tyre. Kujtojmë se anëtari i ekuipazhit Maksim Mojsev vdiq duke shpëtuar pasagjerët.
“Është për të ardhur keq kur sheh udhëtarët duke vrapuar pas valixheve, disa prej tyre bënin edhe video”, thotë eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas.
https://twitter.com/Breaking911/status/1125075557744558080
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...