Një sulm po raportohet edhe në aeroportin Ivano-Frankivsk, në Ukrainë.
“Qyteti ndodhet në pjesën perëndimore të vendit, përafërsisht 120 milje nga Polonia dhe Rumania”, shkruan një gazetar i Zërit të Amerikës.
Pamje të kamerave të sigurisë në Odessa në jugperëndim të Ukrainës, shfaqin momentin kur një depo shkatërrohet nga raketa ruse Kalibr.
Bëhet fjalë për një depo ushtarake që goditet nga raketa ruse, pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin për të filluar pushtimin e Ukrainës – që edhe ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, shkruan Daily Mail.
Odessa është “shtëpia” e një prej bazave më të mëdha ajrore, që ishte cak i sulmeve nga ana e ushtrisë ruse.
Ishin tanket ruse ato që fillimisht bllokuan Kerchin, duke bërë që më aeroplanët dhe helikopterët të fillojnë sulmet ajrore.
Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, kur sapo raketa godet depon – asgjë nuk mbetet prej saj. /arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...