Qyteti i shenjtë i myslimanëve është mbushur me pelegrinë nga e gjithë bota në prag të festës së Bajramit, edhe përkundër masave të rrepta të sigurisë që po bëjnë të pamundurën të krijojnë ambient të siguritë për shkak të pjesëmarrjes së disa zyrtarëve të lartë arabë.
Fotot e shkrepura nga ajri shfaqin mijëra pelegrinë në Mekë, ku po kryejnë ritet fetare. Ky vend ka pranuar mijëra besimtarë myslimanë gjatë këtyre dhjetëve ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Telegrafi.

Pelegrinët myslimanë nga e mbarë bota janë mbledhur në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë, që u ndalohet hyrja personave që i nuk i përkasin fesë myslimane.

Fotografitë e shkrepura nga ajri janë duke bërë xhiron e botës dhe vërtetë janë të mrekullueshme, kjo për faktin se nga distanca “mbretëron” ngjyra e bardhë.





Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit