Irani i qëndron marrëveshjes bërthamore të arritur me fuqitë e mëdha në vitin 2015 dhe dënoi fort deklaratat dhe qëndrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Trump nuk ka certifikuar ecurinë e paktit dhe thotë se do t’i drejtohet Kongresit të rishikojë marrëveshjen me Teheranin.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe udhëheqësi suprem iranian, Ajatollahu Khamenei, i cili nuk kurseu gjuhën e ashpër ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk dua të humbas kohë duke u kthyer përgjigje përçartjeve dhe gënjeshtrave të mëdha të Presidentit amerikan”, dekloi Khamenei.
Khamenei mirëpriti mbështetjen e vendeve europiane për marrëveshjen, ndërsa deklaroi se nëse SHBA e gris atë, Irani do ta bëjë “copë e çikë”./tch
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...