
PRIME MINISTER MUHAMMAD NAWAZ SHARIF CHAIRING MEETING OF THE NATIONAL SECURITY COMMITTEE IN ISLAMABAD ON 7TH JUNE, 2017.
Shefi i Shtabit të ushtrisë në Pakistan reagoi fuqishëm të mërkurën ndaj akuzave të Presidentit Donald Trump se Islamabadi merr miliarda dollarë ndihmë nga Uashingtoni, por ndihmon militantët të planifikojnë sulme terroriste kundër trupave amerikane në Afganistan.
“Ne nuk kërkojmë ndonjë ndihmë materiale apo financiare nga Shtetet e Bashkuara, por besim, mirëkuptim dhe njohje të kontributeve tona”, i tha gjenerali Qamar Javed Bajwa ambasadorit amerikan David Hale, gjatë një takimi në selinë qendrore të ushtrisë pakistaneze në Rawalpindi.
Ndërsa njoftoi politikën e tij mbi Afganistanin presidenti Trump kritikoi ashpër Pakistanin. Ai pohoi se Uashingtoni po i paguan Islamabadit “miliarda e miliarda dollarë”, por kombi që ndodhet në Azinë Jugore sipas tij, po strehon terroristët kundër të cilëve po luftojnë forcat amerikane në anën tjetër të kufirit.
Në takimin e tij me ambasadorin amerikan David Hale, gjenerali pakistanez Bajwa përsëriti se paqja në Afganistan është po aq e rëndësishme për Pakistanin sa për vendet e tjera./VoA
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...