Pakistani ka pezulluar bashkëpunimin ushtarak dhe informativ me Shtetet e Bashkuara për shkak të tensioneve me Islamabadi dhe Uashingtonit, njofton Ministri i Brendshëm.
Duke folur në Institutin për Studime Strategjike në Islamabad, Khurram Dastgir Khan tha se Shtetet e Bashkuara po e përdornin Pakistanin si “kokë turku” për dështimet në Afganistan, përkundër harxhimit të miliarda dollarëve në shtetin e shkatërruar nga lufta, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi pezulluar bashkëpunimin në shkallë të gjerë të ministrive tona të mbrojtjes dhe departamenteve të inteligjencës. Pakistani nuk dëshiron të japë një çmim për sakrificat e veta por dëshiron që ato të njihen”, tha ministri, duke shtuar se Pakistani nuk do të lejojë vazhdimin e luftës së Afganistanit në territorin e vet.
Veprimi i Pakistanit vjen pas një ngrirje të pjesshme të ndihmës financiare amerikane ndaj Islamabad dhe akuzave të Uashingtonit për sigurimin e “strehës së sigurte për terroristët” pavarësisht ndihmës shumë miliardë dollarëshe, shprehur nga Presidenti i SHBA Donald Trump më 1 janar./Arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu