Forcat e sigurisë së Pakistanit sot e kanë arrestuar një gazetar dhe një rojtar të sigurisë të klubit të gazetarëve në rajonin fisnor, Khyber, pasi dje është zbuluar një bombë nën automobilin, i cili ishte përdorë nga katër gazetarë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Gazetari i arrestuar, Khalid Afridi, nga rrjeti News TV Channel në Khyber, ishte njëri prej katër reporterëve që dje udhëtonin me makinë, kur ishte gjetur bomba magnetike e vendosur nën të.
Ky grup i gazetarëve, përfshirë edhe korrespondentin e Radios Evripa e Lirë, Farhad Shinwari, po raportonte për një garë vjetore të automobilave në rajonin Khyber.
Afridi e kishte huazuar makinën në qytetin Jamroud, ku kishte filluar gara e automobilave, dhe po udhëtonin para garuesve, kur dy persona të tjerë me makinën e tyre e vërejtën eksplozivin në veturën që udhëtonte para tyre.
Pastaj, një ekip i specializuar e çmontoi bombën, e cila i kishte afro dy kilogramë eksploziv.
Autoritetet, po ashtu, e kanë arrestuar edhe një rojtar të sigurisë në një vend ku kjo veturë ishte e parkuar, në kuadër të një klubi të gazetarëve në Jamroud.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...