8 gjimnazistë japonezë humbën jetën si pasojë e një orteku në një resort skish.
Orteku u regjistrua të hënën, pranë qytetit Nasu, në prefekturën Toçigi, 120 km në veri të Tokios. Mediat japoneze thanë se 8 nxënësit u gjetën pa shenja jete dhe vdekja e tyre nuk është shpallur formalisht, pasi në Japoni këtë e bëjnë mjekët në spital dhe jo ekipet e emergjencës në vendngjarje.
Për shkak të motit të keq, helikopterët nuk kanë mundur që të shkojnë në vendngjarje dhe trupat e viktimave janë ende atje. 8 nxënësit ishin pjesë e një grupi prej më shumë se 70 gjimnazistësh nga disa shkolla që gjendeshin në zonë kur orteku ndodhi.
Mësohet se mbi 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nxënësit po merrnin pjesë në një evenimet masiv alpinizmi, diçka tradicionale që zhvillohet çdo vit. Por, gjatë ditëve të fundit në zonë u regjistruan shumë reshje bore dhe alarmi për ortekë ishte dhënë nga autoritetet, të cilat po përpiqen të zbulojnë pse evenimenti nuk u shty, pavarësisht rrezikut.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...