Ka hyrë në fuqi ora policore në kryeqytetin irakian të Bagdadit, pas ditës së dytë të përleshjeve mes protestuesve anti-qeveritarë dhe forcave të sigurisë.
Kufizimet do të mbeten deri në një lajmërim të radhës, transmeton portali arbresh.info.
Ora policore është shpallur tashmë në tre qytete të tjera pasi protestat për mungesë pune, shërbime të dobëta dhe korrupsion u përshkallëzuan.

Dhuna ka lënë të paktën shtatë persona të vdekur dhe qindra të plagosur.
Platformat e mediave sociale dhe qasja në internet janë bllokuar në disa zona.

Protestat mbarëkombëtare, të cilat duket se nuk kanë ndonjë udhëheqje të organizuar, janë më të mëdhatë që kur Kryeministri Adel Abdul Mahdi mori detyrën një vit më parë.
Duke fajësuar “rebelët” pa emër për trazirat, qeveria u zotua të adresojë shqetësimet e protestuesve./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...