Kryeministri hungarez, Viktor Orban është shprehur sërish kundër BE-së, duke thënë se anëtarësimi i Ukrainës nuk duhet të jetë në rendin e këshillit.
“Është e qartë se propozimi i Komisionit Evropian për pranimin e Ukrainës në BE është i pabazuar dhe i përgatitur keq. Nuk ka vend për këtë temë në axhendën e Këshillit Evropian të dhjetorit.”, ka shkruar Orban.
“Komisioni ka propozuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, por kjo nuk përkon me interesat e shumë vendeve anëtare, sigurisht jo me ato të Hungarisë”, shprehet ai, duke sugjeruar që kjo dosje të mos përfshihet në axhendën e samiti i liderëve evropianë më 14-15 dhjetor.
“Komisioni duhet të kuptojë se është përgjegjësia e tij që takimi ishte përgatitur keq, të tërheqë propozimin, ta përgatisë atë në mënyrë adekuate dhe të kthehet kur të arrihet një marrëveshje”, shton më tej Orban./abcnews.al
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...