Lideri i opozitës në Venezuela Henrike Kapriles deklaroi për BBC se zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës në vend.
Kapriles akuzoi presidentin Nikolas Maduro se po shtyp në mënyrë mizore popullin venezuelian. Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë janë në fund të 2018-s, por opozita kërkon zhvillimin e tyre sa më shpejt, pasi fajësojnë presidenti socialist për krizën politike dhe ekonomike në vend.
“Për sa kohë mundet Maduro t’i mohojë venezuelianëve të drejtën e votës? Nuk besoj se do të rezistojë gjatë. Qeveri aspo bën asgjë për të na mbrojtur, por thjesht po shtyp populli dhe po shkele të drejtat e tij kushtetuese e të njeriut-deklaroi Kapriles. Ky i fundit është dëbuar për 15 vjet nga politika për shkelje administrative, por në fakt vendimi është qartësisht politeke, ndërsa qeveria e Venezuelës përpiqet me çdo mënyrë që të ruajë pushtetin.
Rreth 30 persona janë vrarë në Venezuela gjatë protesta të dhunshme të këtij muaj, ndërsa ekonomia është në kolaps të plotë. Vala aktuale e protestave nisi pasi gjykata e lartë mori fuqitë e parlamentit të kontrolluar nga opozita më 29 mars.
Megjithëse gjykata e ktheu vendimin e saj pas tre ditësh, ishte tepër vonë për të ndaluar protestat. Kryeopozitari Kapriles tha se protesta do të vazhdojnë, pasi shumica dërrmuese e popullit kërkojnë ndryshim dhe nuk do ta lejojë këtë qeveri që të marrë peng vendin.
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së