Vala Omicron vijon të rrisë në mënyrë të paprecedentë shifrat e infektimeve edhe në pjesën tjetër të Europës. Britania e madhe raportoi mbi 218 mijë raste në 24 orët e fundit, por vdekjet mbeten të qëndrueshme, me 48 të tilla të shënuara të martën.
60 për qind e personave mbi 12 vjeç dhe 75 për qind e atyre mbi 18, kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Në alarm janë dhe autoritetet italiane, ku në 24 orë u regjistruan mbi 170 mijë raste dhe 259 vdekje. Për të frenuar pandeminë po mendohen masa të reja, si shtyrja e hapjes së shkollave, puna nga shtëpia dhe vaksina me detyrim për mbi 60-vjeçarët.
Sakaq Qipro, bëhet vendi me numrin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë, me 2505 raste për çdo 100 mijë banorë./alsat.mk/
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...