Gjykata e Lartë e Katalanasë ka miratuar kufizimet më të rrepta për jetën publike të vendosura nga qeveria rajonale për shkak të rritjes së mprehtë të rasteve të COVID-19.
Ora policore do të hyjë në fuqi sot dhe njerëzit do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 1 deri në 6 pasdite, transmetoin portal arbresh.info
Ky kriter vlen për qytetet me më shumë se 10,000 banorë, ku norma e incidencës shtatëditore, raste për 100,000 banorë, është më e lartë se 250.
Pothuajse të gjitha qytetet i plotësojnë këto kritere, ndaj masat do të zbatohen për 6.3 milionë banorë, ose 82 për qind e rajonit verilindor.
Rregulloret e reja, të cilat gjykata konfirmoi të enjten, duhet të zgjasin për dy javë.
Sipas rregullave të reja, klubet e natës dhe kafenetë do të mbyllen, ndërsa në restaurant do të mund të hyjnë 50 përqind e kapacitetit të plotë.
Pothuajse të gjitha dyqanet dhe institucionet publike duhet të kufizojnë hyrjen në 70 për qind të kapacitetit të tyre të plotë. Vetëm 10 persona mund të marrin pjesë në tubime publike ose private.
Katalonia është i vetmi rajon spanjoll që ka marrë masa të tilla shtrënguese./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...