Mikhail Khodorkovsky, një oligark në mërgim, i cili dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin ka “ulur ndjeshëm” shanset e presidentit që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
“Jam i bindur se Putinit nuk i ka mbetur shumë kohë. Ndoshta një vit, ndoshta tre, por jo shumë”, tha ai në një intervistë për CNN, duke shtuar më vonë se ai nuk mendon që “Putini të qëndrojë në pushtet për një periudhë të gjatë”, transmeton portal arbresh.info
Khodorkovsky është ish-CEO i gjigantit rus të naftës Yukos, një pozicion që e bëri atë përkohësisht njeriun më të pasur të Rusisë në vitin 2003 me një vlerë neto të raportuar prej 15 miliardë dollarësh.
Në vitin 2001, ai themeloi Open Russia, një iniciativë diplomacie që më vonë u mbyll nga autoritetet ruse.
Pasi u akuzua për mashtrim dhe evasion fiscal, Khodorkovsky u dënua me nëntë vjet burg në 2005. Ai u fal më vonë nga Putin dhe u lirua një vit më herët në 2013.
Khodorkovsky tha se burgimi i tij ishte i motivuar politikisht.
Ish-kryeministri i Putinit dëshmoi se Kremlini urdhëroi arrestimin e Khodorkovsky për shkak të financimit të partisë opozitare, sipas një raporti të Reuters të vitit 2010.
Tani biznesmeni në mërgim jeton në Londër dhe njihet si nga kritikët më të ashpër të Putinit.
Në intervistën e tij me CNN, Khodorkovsky tha se Putini është “armiku i tij personal”, por edhe “armiku i njerëzimit”.
Parashikimi i tij është sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do t’i jap fund sundimit të Putinit.
Të tillë vlerësim kanë bërë edhe ekspertët nga Instituti Kennan, qendër kërkimore ruse në SHBA.
“Sulmi ndaj Ukrainës nuk ishte thjesht një krim absolut,” shkroi Mikhail Minakov, këshilltari i lartë i institutit për Ukrainën, në një postim në blog javën e kaluar. “Ishte një gabim i pariparueshëm që vuri në lëvizje fundin e lojës për regjimin e Putinit në Rusi”./ insider/arbresh.info/
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...