Flukset e turizmit në të gjithë botën pritet të kthehen në nivelet e para pandemisë në vitin 2024.
Lajmi është bërë me dije nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, e cila tha se varianti i ri i koronavirusit edhe pse i butë, gjithsesi po vazhdon ta pengojë rimëkëmbjen ekonomike.
Të ardhurat nga turizmi për vitin 2020 ranë me 72% krahasuar me një vit më parë, i cili u mbyll me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.
“Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e ngadaltë dhe e pabarabartë për shumë vende të ndryshme të botës. Kufizimet, shkalla e vaksinimit dhe besimi i udhëtarëve është i ndryshëm nga njëri shtet në tjetrin”, tha agjencia në një deklaratë.
Në Evropë, Amerikë Veriore dhe Jugore turistët u rritën me 19 për qind, ndërsa 17 për qind vitin e kaluar dhe kjo krahasuar me vitin 2020.
Megjithatë në Lindjen e Mesme fluksi i turistëve ra me 24% në vitin 2021, ndërsa në rajonin Azi-Paqësor 65%.
Agjencia thekson se duke iu referuar ekspertëve të turizmit botëror perspektiva do të jetë e mirë për këtë vit dhe veçanërisht pasi të kalojnë këto tre muajt e parë, për shkak edhe të valës së fuqishme të variantit të ri Omicron./tch
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës