
Jerusalem
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë të hënën mbi një projekt-rezolutë që do të këmbëngulë se vendimet mbi statusin e Jerusalemit të mos kenë efekt ligjor dhe se duhet të shfuqizohen, kanë deklaruar diplomatët.
Mbledhja e OKB-së vjen pasi Presidenti amerikan, Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Teksti hartuar nga përfaqësuesit egjiptianë, i cili qarkulloi në këshillin e 15 anëtarëve të shtunen dhe i parë nga “Reuters”, nuk përmend në mënyrë specifike Shtetet e Bashkuara ose Donald Trump.
Diplomatët thanë se projekt-ligji ka mbështetje të gjërë, por ka të ngjarë që SHBA-të të përdorin veton./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...