Sipas një raporti të përbashkët të lëshuar nga katër agjenci të Kombeve të Bashkuara, ka detajuar gjendjen e tmerrshme me të cilën po përballet kombi jemenas i shkatërruar nga lufta.
Pandemia e ka vështirësuar edhe me tej situatën në Jemen, pasi ka ndaluar ndihmat e nevojshme, transmeton portal arbresh.info
Raporti, botuar nga Programi Botëror i Ushqimit (ËFP), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), detajon nevojën urgjente të Jemenit për ndihmë humanitare nga jashtë.
Një total prej 2.3 milion të rinjsh, gati gjysma e të gjithë fëmijëve në Jemen, parashikohet të durojnë kequshqyerjen akute këtë vit, duke përfaqësuar një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2020, raportoi Forbes.
Përveç kësaj, afërsisht 1.2 milion gra jemenase shtatzëna ose gjidhënëse pritet të jenë kequshqyer akutisht.
“Fëmijët e kequshqyer janë më të prekshëm nga sëmundjet. Është një cikël i mbrapshtë dhe shpesh vdekjeprurës, por me ndërhyrje relativisht të thjeshtë, mund të shpëtohen shumë jetë”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./arbresh.info/
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës