Forcat pro-qeveritare siriane raportohet të jenë duke hyrë në shtëpitë e njerëzve civilë në pjesën lindore të krahinës Aleppo, duke vrarë të gjithë që gjenden brenda mes tyre fëmijë dhe gra, raporton zyra e Kombeve të Bashkuara.
Kryengritësit sirianë në këtë zonë kanë qenë në prag të humbjes për rreth 4 vite dhe qeveria siriane në përpjekje për ti dhënë këtyrë grupeve goditjen e fundit është duke vrarë njerëz civilë të pafajshëm.
Zyra e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut shprehet se ka prova të besueshme se në 4 zona sumi ka pasur 82 civilë të vrarë. Nga 82 te vdekur, 11 ishin femra dhe 13 ishin fëmijë.
Ndërkohë, agjensia e fëmijve e OKB citon nje doktor i cili shprehet i shqetësuar se në zonën e sulmit ka pasur një ndërtesë e cila ishte strehë e mbi 100 fëmijëve.
Menedohet se ka ende me mijëra njerëz të ngujuar në këtë zonë, të cilët janë në rrezik të lartë nga bombardimet e trupave pro-qeveritare që me anë të këtyre sulmeve të targetuara ndaj kryengritësve, është duke vrarë qytetarë civilë të pafajshëm.
Një zyrtarë qeveritarë ka thënë për BBC se këto akuza janë të rreme dhe të pabaza. Kurse aleati I qeverisë siriane, Rusia, ka refuzuar thirrjet për një armëpushim duke u deklaruar se sulmet në fakt janë duke u kryer nga grupet terroriste dhe jo nga ushtria qeveritare.
Raportuesi i OKB-së në Siri, Robert Kollvile, shprehet se ai eshte i shqetësuar për qytetarët që gjenden në atë “copë ferri”. Ai po ashtu jep detaje mbi gjendjen në këtë pjesë “Dje në mbrëmje morrëm raporte se kishte numër të lartë të trupave të vdekur që ishin lënë në rrugë. Banorët e kishin të pamundur që ti merrnin trupat si pasojë e bombardimeve të shpeshta si dhe nga frika e të shtënave “.
Ështe e vështire të thuhet se sa njerez janë në këtë zone rreziku, mirëpo medohet që ky numër të jetë deri ne 50.000. Deri sa të mirret pergjegjesi mbi këto sulme shumë nga këta qytetarë mbeten të ngujuar në apartamente, madje edhe në rrugë./zeri/Arbresh.info
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...