Oqeanet kanë arritur temperatura rekrod në vitin 2018, njoftoi sot OKB-ja, që shqetësohet për rreziqet që peshojnë mbi jetën detare përballë ndryshimeve kilmatike.
Kombet e Bashkuara kishin njoftuar në shkurt se periudha 2015-2018 kishte qenë më e nxehta që prej fillimit të matjeve meteorologjike.
Në raportin e publikuar sot mbi gjendjen e klimës në botë, Organizata Meteorologjike Botërore (OMM) jep saktësime në lidhje me shtimin e shfaqjeve fizike të ndryshimit klimatik, sikurse janë fenomenet meteorologjike ekstreme.
OMM-ja thekson gjithashtu edhe impaktin socio-ekonomik në rritje që ka ky ndryshim.
Sipas këtij raporti, në vitin 2018, shumica e rreziqeve natyrore, viktima të të cilave kanë qenë 62 milionë persona, kishin lidhje me kushtet meteorologjike dhe klimatike ekstreme.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...