Të paktën 307 civilë janë vrarë dhe 273 të tjerë janë plagosur në Mosulin Perëndimor, mes 17 shkurtit dhe 22 marsit, gjatë ofensivës së filluar nga forcat irakiane kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik, njoftoi sot OKB-ja.
“Këto informacione u verifikuan nga OKB-ja, që nuk ia atribuon vdekjen e këtyre personave asnjërës prej palëve ndërluftuese”, thekson një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njeriut, Rupert Colville, në Gjenevë.
Megjithatë ky bilanc pritet të rritet në ditët në vijim, pasi OKB-ja ka marrë raportime, që ende nuk janë verifikuar, ku flitet për të paktën 95 civilë të vrarë nga data 23 deri më 26 mars.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...