OKB mbyll zyrën për të drejtat e njeriut në Moskë

22:02 | 13 Mars 2016
M. A.
Misioni diplomatik i Rusisë në Gjenevë ka konfirmuar lajmin se zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në Moskë do të mbyllet.
Në një raport të djeshëm të agjencisë ruse të lajmeve, “RIA Novosti”, thuhet se misioni diplomatik rus e ka konfirmuar vendimin për mbylljen e Zyrës së Komisionarit të lartë për të drejta të njeriut në Moskë, transmeton Klan Kosova.

Komisionari për të drejtat e njeriut i OKB-së, Zeid Raad al-Hussein, para dy ditësh shprehu shqetësimin për “sinjalet që i ka marrë” nga Kremlini, se Rusia synon mbylljen e zyrës së OKB-së në Moskë.

Ky zhvillim po ndodhë në kohën kur në Rusi po rritet goditja kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut, gazetarëve të pavarur dhe kundër debatit publik.

Ambasadori rus, Aleksei Borodavkin, është cituar nga “RIA Novosti” se ka thënë që zyra në Moskë kishte ndihmuar në krijimin e institucioneve për të drejtat e njeriut në Rusi dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në mbylljen e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale