Rreth 1,400 fëmijë janë vrarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga lufta në Jemen, ka raportuar OKB.
“Sulmet mbi zonat civile vazhdojnë të vrasin dhe të plagosin fëmijët në Jemen”, tha përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, Meritxell Relano, transmeton arbresh.info.
“Në vend se të shkojnë në shkollë, fëmijët në Jemen janë dëshmitarë të vdekjes, luftës dhe shkatërrimit”, shtoi ajo duke paralajmëruar se numri aktual i viktimave mund të jetë më i madh se shifrat e verifikuara.
Më shumë se 7,300 njerëz janë vrarë në Jemen që nga ndërhyrja e koalicionit të udhëhequr nga Arabia kundër rebelëve Huthi.
Relano u ka bërë thirrje të gjitha palëve në konflikt që të mbrojnë fëmijët dhe të ndalojnë sulmet mbi shkolla.
“Shkollat duhet të jenë zona të paqes në çdo kohë, një vend i shenjtë ku fëmijët mund të mësojnë, të luajnë, të rriten dhe të ndjehen të sigurtë”, shtoi ai.
Ajo ka theksuar se rreth 2,000 shkolla në Jemen janë jashtë përdorimit sepse janë të shkatërruara dhe përdoren për qëllime ushtarake./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj