Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka kërkuar një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për vrasjen e palestinezëve pranë një qendre të ndihmave në Rafah të Gazës të dielën, pas raporteve të kundërta mbi përfshirjen e forcave izraelite në incident.
Dëshmitarët thanë se janë qëlluar derisa prisnin ndihma ushqimore nga Qendra Humanitare e Gazës (GHF), e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.
Kryqi i Kuq njoftoi se ka pranuar 179 të plagosur, ndërsa 21 prej tyre kanë ndërruar jetë. Agjencia e Mbrojtjes Civile, e drejtuar nga Hamasi, e vendosi numrin e viktimave në 31, raporton BBC.
Verifikimi i situatës në Gaza mbetet i vështirë, pasi Izraeli nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë BBC-në.
“Jam i tmerruar nga raportet për palestinezë të vrarë e të plagosur ndërsa kërkonin ndihma në Gaza dje. Kërkoj hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që përgjegjësit të mbahen në llogari,” tha Guterres në një deklaratë të hënën.
Ministria e Jashtme e Izraelit reagoi ashpër ndaj deklaratës së tij, duke e cilësuar si “turp” dhe e kritikoi sekretarin e OKB-së që nuk përmendi Hamasin.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...