Personat, të cilët janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre si pasojë e rrezikut të jetës nga ndryshimet klimatike, kanë të drejtë për azil, njoftoi sot një organ i OKB-së, ndërsa dha vendim për rastin e një personi, i cili u përpoq të transferohej në Zelandën e Re, sepse shtëpia e tij po fundosej.
Çështja u ngrit nga Ioane Teitiota, banor në ishullin Kiribati, i cili u shpërngul në Zelandën e Re dhe argumentoi se duhej të kishte të drejtën e qëndrimit atje, pasi ndryshimet klimatike po e bëjnë të pamundur jetën në vendin e tij, që po përmbytej si pasojë e rritjes së nivelit të oqeaneve.
Kjo është hera e parë që një organ i OKB-së merr në konsideratë çështjen e të drejtave të azilit, e lidhur me ndryshimin e klimës./ts/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...