Rreth 66 000 persona janë shpërngulur nga luftimet e fundit në fronte të ndryshme në provincën e Alepos në veri të Sirisë, njoftoi OKB-ja.
“Këto shifra përfshijnë rreth 40 000 persona të shpërngulur nga Al Bab dhe nga qyteti fqinj Tadef dhe 26 000 të tjerë nga zonat në lindje të Al Bab”, deklaroi zyra e koordinimit të çështjeve humanitare në OKB (OCHA).
Al Bab ishte një bastion i rëndësishëm i grupit Shteti Islamik në veri të Sirisë që u mor nga forcat turke dhe grupet rebele siriane aleate më 23 shkurt pas javësh luftime.
Nga ana tjetër trupat e regjimit të Bashar Al Asad të mbështetura nga aviacioni rus zhvillojnë gjithashtu që prej janarit një ofensivë për të larguar krejtësisht xhihadistët e ISIS-it nga juglindja e provincës së Alepos.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...