Kreu i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se fëmijët afganë janë duke vdekur urie, ndërsa 9.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka theksuar se numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë është rritur në 3% në krahasim me vitin e kaluar, transmeton arbresh.info.
“Afganistani vazhdon të mbetet një nga zonat më të rrezikshme dhe me të dhunshme në botë”, thuhet në raportin e OKB-së.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 janë vrarë 8,397 civilë, ndërsa deri në nëntor të vitit të kaluar janë zhvendosur mbi gjysmë milioni njerëz.
Sipas raportit të OKB-së më shumë se një e katërta e të gjitha provincave afgane vuajnë nga kequshqyerja.
Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga kequshqyerja janë fëmijën të moshës nën 5 vjec.
Gjatë ditës së sotme, Kabuli është tronditur edhe nga dy shpërthime, duke vrarë të paktën 50 njerëz./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj