OKB ka shprehur shqetësimin për arrestimin e rreth 2,400 rusëve pas shpalljes së mobilizimit ushtarak të mërkurën e kaluar.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga numri i madh i njerëzve që thuhet se janë arrestuar,” tha zëdhënësja e zyrës së të drejtave të Organizatës të Kombeve të Bashkuara, Ravina Shamdasani, shkruan BBC.
Shamdasani iu referua raporteve të besueshme se rreth 2,377 demonstrues ishin arrestuar në vende të ndryshme anembanë vendit.
Ajo tha se është e paqartë se sa njerëz janë aktualisht në paraburgim; megjithatë të shtunën, grupi i monitorimit të policisë OVD-Info tha se të paktën 726 persona ndodhen në paraburgim në 32 qytete në të gjithë Rusinë, gati gjysma e tyre në Moskë./arbresh.info/
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...
Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dram...
Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të në histor...